Real Madrid është në garë për të fituar dy tituj në fund të sezonit. Spanjollët udhëheqin kampionatin spanjoll bindshëm ndaj kundërshtarëve, teksa nisen të avantazhuar përballë Lajzpig në Champions League, pas asaj fitoreje 1-0.

Por pavarësisht ecurisë së mirë, trajneri Carlo Ancelotti pranon se puna tek gjiganti i La Liga është shumë stresuese. 64-vjeçari reflektoi mbi barrën si trajner i Real Madrid dhe luftën për të përballuar sfidën mendore me të cilën sfidohen lojtarët dhe stafi në një mjedis të tillë konkurrues.

“Pavarësisht rezultatit, ka gjithmonë individ në skuadër që nuk janë të lumtur. Kjo ndikon edhe në lumturinë tënde. Vuajtja është vetëm e jotja. Ju mund të ndani lumturinë me të tjerët, por nuk mund ta ndani vuajtjen. Kështu që unë po bëj shumë mirë sepse jam në klubin më të mirë në botë për të bërë këtë punë, por kam më shumë vuajtje sesa lumturi.”

Real Madrid është i pamposhtur në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, teksa synon triumfin e 15-të në këtë kompeticion. Presion i lartë edhe tek Manchester City. Edhe pse niset i favorizuar për të kaluar në çerekfinalet e turneut, kampionët në fuqi të Europës e shikojnë si të vështirë rrugëtimin drejt triumfit.

Trajneri i anglezëve, Pep Guardiola ka fituar dy trofe të Champions League me Barcelonën, për të qenë një ekspert në këtë kompeticion, gjithsesi, për spanjollin fitorja bëhet e vështirë nga sezoni në sezon.

Klan News