Raportim Live
14:02, 26 Korrik 2024

“Asnjë zonjë deputete që ka firmosur nuk e do kuotën gjinore për veten e saj”

“Asnjë zonjë deputete që ka firmosur nuk e do kuotën gjinore për veten e saj”

Ish-ministrja Etilda Gjonaj foli sot në Kuvend për amendamentin e dorëzuar nga disa deputete për garantimin e kuotave gjinore në listat zgjedhore.

“Gjysma e shoqërisë dhe atyre që votojnë janë gra. Kemi pasur diskutime veçanërisht me kolegët burra, amendamenti që është propozuar, ku dua të falënderoj zotin Çuçi dhe Bardhi që iu bashkangjitën nismës. Duhet të kuptoni se asnjë zonjë deputete që ka firmosur në këtë amendament për ndryshime në Kod Zgjedhor nuk e bën për të ruajtur kuotën gjinore për veten e saj. Këtu bëhet fjalë për atë standard që ne e kemi arritur, e shumë kolege tonat shumë më herët, shumë aktiviste që ne të kemi mundësinë të jemi këtu në Parlament. Janë 36% deputete gra në Parlament, kjo kuotë na ka dhënë mundësinë të jemi pjesë”, tha Gjonaj. Lexo më shumë…

14:00, 26 Korrik 2024

Tashmë fjala e Jorida Tabakut. Ajo u shpreh se shpreson që vota e diasporës të mos ngelet në letër.

“Sot secili prej nesh duhet të ngrihet në lartësinë që na kërkojnë votuesit tanë, na kërkojnë qytetarët tanë. Po ofrojmë votën e diasporës që shpresoj të mos ngelet në letër, por të jetë mundësi që do të zbatohet nga vendimet e KQZ dhe rregullatorit në këtë rast, por duhet që t’i ofrojmë qytetarëve edhe mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, tha Tabaku.

13:59, 26 Korrik 2024

Fjalën e radhës e pati Pandeli Majko që kërkoi të mos ngatërrohet “keku me byrekun”.

“Kam përshtypjen se këtu dikush ngatërron kekun me byrekun. Nuk na kanë sjellë në një situatë të vështirë demokratike në Shqipëri sistemet. Sistemet janë të tilla edhe në vendet e tjera perëndimore. Ky sistemi këtu nuk është ndonjë shpikje e jona. Ne nëse do ia hedhim fajin nuk kemi pse ia hedhim sistemit. Ta themi hapur, kanë dështuar rregullat e brendshme të partive politike, por jo ka dështuar sistemi.

Kush mendon se do të hyjë me lista të hapura, t’i votojë kundër. Ti votojë kundër dhe nuk ka pse na bën alegori këtu duke na thënë se duhet bërë kështu apo duhet bërë ashtu, se është bërë kjo marrëveshje e poshtë se Rama do bëhet mbret apo do bëhet perandor. Asnjëra nga këto nuk është e vërteta. Të gjitha janë metafora. Ne na duhet të zbatojmë vendimet e GJK dhe të kemi rregulla të përbashkëta me konsensus”, tha Majko.

13:39, 26 Korrik 2024

Replikat Gjiknuri-Mediu

Në videon më poshtë mund të ndiqni replikat mes Damian Gjiknurit dhe Fatmir Mediut.

13:38, 26 Korrik 2024

E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Mediut. Ai tha se deputetët opozitarë nuk kanë propozuar për mbyllje të listave. Ai tha se mazhorancës nuk i interesonte një reformë zgjedhore dhe prandaj situata u la e tillë deri në këto momente.

“E para nuk ka asnjë propozim nga ne për mbyllje të listave. Propozimi ka qenë jo më shumë se 1 e3. Lidhur kjo dhe me koalicionet e përbëra që ka qenë qëllim politik i kësaj opozite. Sa i përket asaj çka thoni që nuk e keni pasur të mundur, keni pasur drafte të deputetëve të Aleancës për Ndryshim qoftë në mënyrë individuale, qoftë dhe në grup, prej vitesh që në fillim të Komisionit të Reformës zgjedhore, por asnjëherë nuk u diskutua. Pse? Se u interesonte që të ruhej kjo rrëmujë deri në fund për të mos pasur një reformë zgjedhore”, tha Mediu.

13:37, 26 Korrik 2024

Pas fjalës së Mediut pati një replikë nga Gjiknuri. Ky i fundit tha se mazhoranca e ka pasur të vështirë se me kë do diskutonte për reformën.

“Propozimi ka ardhur nga këto parti. Unë nuk i fshihem që edhe modeli që kemi qenë dakord me kërkesën tuaj është kërkesë e gabuar. Atë që unë prezantova mund të ishte varianti i herësit më të zbutur, por dakordësia u gjet me propozimin edhe të ekspertëve të opozitës. Unë e kuptova në fjalën tënde Fatmir, inatin e ke me të tutë. Këtë vështirësi kam pasur unë në Reformë Zgjedhore, se me kë të flisja. Se vinte njëri nuk merrte pjesë tjetër, tjetri thoshte çohu nga karrigia se jam unë dhe faktikisht bëhej e vështirë gjetja e një konsensusi për reformë zgjedhore. Reforma zgjedhore duhet të ishte gjithëpërfshirëse, por për këto gjëra ne e patëm të pamundur të negociojmë me një trup të unifikuar të opozitës. Sot jemi këtu ku jemi, formula është kushtetuese, është pjesë e propozimeve tuaja. Mendoj se propozimet bazohen”, tha Gjiknuri.  

13:29, 26 Korrik 2024

Mediu: Mbyllja e listave shkon nga 80 deri në 90%

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij e vuri theksin te fakti se Shqipëria ka nevojë për reformë zgjedhore dhe jo për një marrëveshje. Ai i ktheu një përgjigje Damian Gjiknurit sa i përket listave.

“Po i kthej dhe një përgjigje. Nuk është 25%. Mbyllja e listave është 80 deri në 90%.Të paktën aritmetikën mësojeni si ta bëni”, tha ai.

Kritika pati edhe për votën e diasporës. Sipas tij, ajo duhej vendosur me votë nga deputetët dhe jo t’i lihej në dorë KQZ-së.

“Unë e disa kolegë të mi të opozitës pa asnjë lloj paragjykimi kemi mbështetur draftin e propozuar nga diaspora për Shqipërinë e Lirë. Atë që duhet të bënim me ligj këtu ia lejmë entit rregullator të zgjedhjeve. E them me bindje që kjo nuk është reformë, por edhe këto ndryshime nuk i shërbejnë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. I shërbejnë një grupi njerëzish që ta shohin veten si politikanë të përhershëm. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Mediu.

13:27, 26 Korrik 2024

Si do të jenë listat

Një tjetër ndryshim në Kodin Zgjedhor do të jenë paraqitja e listave dhe shpërndarja e kandidatëve.

“Kjo ndërhyrje u diktua nga shfuqizmi që i bëri Gjykata Kushtetuese herësit, ose pragut elektoral. Duke kërkuar rishikim të formulës, për masën numerike, në një masë më proporcionale. Në pamundësi të gjetjes së një kompromisi për herësin e ri, jo më shumë se 7 mijë vota, që në rang mesatar shkon në 6 mijë e ca vota, ne eksploruam një formulë tjetër duke u frymëzuar nga parimi kushtetues i shtrirjes së votës parapëlqyese. Ai i sistemit miks, të paraqitjes së listës së kandidimit. Jo më pak se 2/3-ta i nënshtrohet votimit preferencial. Natyrshëm kjo ka ngjallur debat politik, sepse prek interesat politike.”

Po ta aplikojmë këtë formulë, lista e fiksuar është jo më shumë se 25%. Për shembull Tirana ka 36 mandate, subjekti politik ka 12 kandidatë në listë të fiksuar dhe 36 në listë të hapur, 46 kandidatë në total. Formula është në përputhje me kushtetuan pasi lejon votimin parapëlqyes në më shumë se 2/3 e kandidatëve”, tha Gjiknuri… Lexo më shumë

13:26, 26 Korrik 2024

Si do të llogaritet vota e emigrantëve

Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka shpjeguar në mënyrë shterruese sot në Kuvend të gjitha propozimet e bëra nga mazhoranca për ndryshime në Kodin Zgjedhor. 

Sa i përket votës së diasporës, Gjiknuri theksoi se zgjedhësit do regjistrohen në një listë të veçantë.

Më pas dokumentacioni, do dërgohet përmes një platforme elektronike te KQZ dhe vota do llogaritet te qarku ku emigranti ka banuar për herë të fundit.

“Çdo shqiptar që jeton jashtë vendit i cili do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025-ës. Do regjistrohet në listë të veçantë që administrohet nga KQZ. Dokumentacioni do ketë çdo informacion të nevojshëm për identitetin e tij dhe adresën e saktë. Do ketë një platformë elektronike që mundëson ndërveprimin me sistemin aktual të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Zgjedhësit nga jashtë i jepet kohë e mjaftueshme për të çuar fletën mbrapsht e njëkohësisht për t’u fshirë nga lista e qarkut ku ka banuar për herë të fundit. Me shpenzimet e saj, KQZ dërgon materialin, udhëzuesit dhe fletët e votimit. Zarfet do dërgohen në KQZ pasi hynë në vend jo më vonë se orari zyrtar i mbylljes së votimit. Vota do llogaritet me qarkun ku ka pasur vendbanimin e fundit, do numërohet me votat e qarkut respektiv”, sqaroi Gjiknuri… Lexo më shumë

13:14, 26 Korrik 2024

Açka kundër Dogjanit: Të votohet hapur që ta shohin shqiptarët

Açka kundër Dogjanit: Të votohet hapur që ta shohin shqiptarët

Fjala për deputeten Flutura Açka. Ajo kundërshtoi deputetin Dogjani dhe tha se votimi duhet të jetë i hapur në mënyrë që qytetarët të shohin se kush po e shet të drejtën e tyre për një demokraci të pastër.

“Jam kundër propozimit për të qenë votim i mbyllur. Votimi duhet të jetë i hapur që shqiptarët ta dinë, ju nëse doni ta kaloni ligjin, kalojeni. Shqiptarët duhet ta dinë kush po e shet të drejtën e tyre, kush po e shet aspiratën e tyre për një demokraci të pastër. Kështu që mbajeni të hapur për ata që kanë marrë përsipër të bashkojnë votën me ju kundër shqiptarëve”, tha Açka.

13:10, 26 Korrik 2024

Me 106 vota pro, miratohet projektligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor (Zhvillimet minutë pas minute)

Me 106 vota pro, miratohet projektligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor (Zhvillimet minutë pas minute)

Seanca parlamentare vijon edhe këtë të premte ku në fokus të diskutimeve janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kujtojmë se mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar në parim për draftin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Sipas propozimit, në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë edhe qytetarët me banim jashtë vendit.

Në draftin konsesual, palët janë dakordësuar gjithashtu që listat të jenë 1/3 e mbyllur dhe 2/3 e hapur.

Mazhoranca është tërhequr nga herësi prej 7 mijë votash, ndërsa nuk ka pranuar propozimin e opozitës për koalicione parazgjedhore.