Prezantohet paketa e thjeshtimit të procedurave tatimore. Rama: Kjo është qeveria më pro biznesit në 25 vite

Prezantohet paketa e thjeshtimit të procedurave tatimore. Rama: Kjo është qeveria më pro biznesit në 25 vite

14:30 08/06/2016

Bizneset që nuk lëshojnë kupona apo fatura tatimore nuk do të gjobiten, por do të mbyllen brenda një afati kohor 10 ditor.

Ky është një nga ndryshimet që propozohet në paketën e thjeshtimit të procedurave tatimore, pjesë e paketës së re fiskale, që pritet t’i çohet Kuvendit për miratim brenda Korrikut.

Si pjesë e fazës konsultative, drafti është prezantuar për herë të parë në Këshillin Ekonomik Kombëtar, nga Ministri Ekonomisë dhe Kryeministri.

Kryeministri e vlerëson qeverinë e tij si kabinetin më pro biznesit në gjithë historinë e vendit. Ndaj ai tha se është e tepert të thuhet që klima e biznesit është përkeqësuar në 3 vitet e fundit.

E si për të kundërshtuar akuzat që vijnë nga kundërshtarët politikë, por dhe dhoma të huaja të tregtisë, ai iu bëri investitorëve të pranishëm krahasim me qeverinë e mëparëshme.

E vetmja kritikë, për të cilën Rama tha se e mbështet, është se ajo që është bërë në 3 vite është ende e pamjaftueshme për të patur një bashkëpunim të shkëlqyer qeveri – biznes.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT