Të nevojshme janë cilësuar reformat ekonomike në Kosovë. Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, kërkoi zbatim dhe përkushtim politik të këtyre reformave.

“Në Maj dialogu ekonomik dhe financiar është mbajtur në Bruksel dhe është arritur që rekomandimet t’i marrin parasysh shtetet. Pritet nga ju që të zbatoni reformat e domosdoshme dhe të krijoni vende pune. Kosova duhet të kontrollojë shpenzimet publike mirëmbajtje të disiplinës fiskale dhe duke ngritur mbikëqyrjen financiare në ndërmarrje publike”.

Në prezantimin e procesit të përgatitjes për programin e reformave në ekonomi 2020-22,  ministri i Financave Bedri Hamza ka kërkuar që procesi i reformave të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet vetëm në letër. U kërkua kujdes në ruajtjen e stabilitetit makro-financiar.

“Kosova ka fuqizuar kapacitetet për vlerësimin e politikave, parashikimet makro-fiskale, planifikimin buxhetor dhe mbikëqyrjen fiskale duke rekrutuar stafin e duhur në kuadër të Ministrisë së Financave. Duke marrë parasysh këtë ne do të fuqizojmë kapacitetet institucionale për të siguruar cilësi më të madhe këtij procesi”.

U tha gjithashtu se Kosova duhet të vazhdojë reformat në energjinë eficiente dhe sfidë gjithashtu mbetet punësimi i grave.

Tv Klan