29 milionë paund për katër libra

Princi Harry ka vendosur të nxjerrë katër libra si pjesë e një marrëveshje fitimprurëse botimesh. Mediat e huaja raportojnë se kontrata me ‘Penguin Random House’  arrin shifrën prej 29 milion paund.

Duka i Sussex do të shkruajë katër librat biografikë. Në bazë të marrëveshjes parashikohet që libri i parë të botohet pas festimit të ‘Jubileut’ të Mbretëreshës dhe libri i dytë pas vdekjes së saj. Gjithashtu bashkëshortja e Harry-t, Meghan do të shkruajë një udhëzues ‘Wellness’ si pjesë e kontratës me ‘Penguin Random House’, por autori i librit të katërt është ende i panjohur.

Familja Mbretërore pritet trazohet për atë që mund të sjellë libri i dytë nëse botohet pasi Mbretëresha të ndërroje jetë. Ndërkohë që familja mbretërore po merret ende me pasojat e rrëfimeve të librit të parë, ku Harry ka bërë një varg akuzash për të afërmit e tij më të ngushtë.

Klan News