Stuhia ETA drejt Floridas

Stuhia Tropikale Eta ka mbërritur në Florida, duke sjelle shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta. Meteorologët kanë bërë të ditur se stuhia mund të intensifikohet gjatë orëve në vijim dhe mund të shkaktojë përmbytje të shumta.

Shkollat, plazhet dhe transporti publik në pjesën më të madhe të shtetit u mbyllën. ETA tashmë ka sjellë dëme të konsiderueshme materiale në një pjesë të madhe të Amerikës Qendrore. Përpara se të zbarkonte në Florida, ajo kaloi në Kubë, por nuk shkaktoi asnjë dëm apo të vdekur.

Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi se stuhia pritet të kthehet sërish në uragan dhe me shumë gjasa do t’i drejtohet edhe gjirit juglindor të Meksikës.

Po ashtu autoritetet në Miami-Date, Broward County dhe në Keys, urdhëruan mbylljen e të gjitha shkollave, plazheve dhe transportit publik. Në këto vende janë ngritur çadra për të gjithë njerëzit në rast se përmbyten. Zyrtarët kanë bërë thirrje që të kufizohen lëvizjet.

Kujtojmë se javën që lamë pas ETA i mori jetën mbi 200 personave në Guatamalë. Dëme pati edhe në Honduras, ku qyteti San Pedro Sula u përmbyt. Dëme dhe humbje jete pati edhe në Panama, Kosta Rika dhe në Nikaragua.

Klan Plus