Pritshmëritë e Kosovës nga Samiti i Zagrebit



Pritshmëritë e Kosovës nga Samiti i Zagrebit

16:46 05/05/2020

Në fokus liberalizimi i shpejtë i vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Zagrebit. Thaçi do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, përmes një video-konference, nën organizimin e Bashkimit Evropian.

“Presidenti Thaçi pritet që në këtë samit të kërkojë nga BE-ja rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe hapa sa më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Analisti Demush Shasha thotë se në këtë samit nuk do të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën, por pritet t’i hapet drita e gjelbër për pjesën negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në agjendën e këtij samiti është menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Samiti i planifikuar më 6 dhe 7 Maj në Zagreb midis vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili ishte planifikuar të mbahet nën kryesimin kroat me Këshillin e BE-së do të mbahet në formatin e plotë përmes video-konferencës.

Tv Klan



Të ngjashme