Priyanka Chopra dhe Nick Jonas rrëfejnë sekretin e martesës së tyre të suksesshme

Aktorja Priyanka Chopra në në një intervistë për Elle ka zbuluar sekretin e martesës së saj të suksesshme. Marrëveshja është jo qëndrimi më shumë se 3 javë larg njëri tjetrit, pavarësisht se në çfarë kontinenti ndodhen.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë bërë një pakt. Aktorja ka rrëfyer në një intervistë për “Elle” disa nga sekretet e suksesit të martesës së tyre dhe paktin martesor që kanë bërë. Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se nëse rastet kur do të jenë  duke punuar në shtete të ndryshme, nuk do të qëndrojnë më shumë se tre javë pa u takuar me njëri tjetrin. Priyanka dëshironte ta ndante këtë pakt me fansat për t’i treguar të gjithëve se cili është sekreti i martesës së tyre. 

Nick Jonas, 28 vjeç dhe Priyanka Chopra, 38 vjeç janë të martuar që prej vitit 2018 dhe duken më të dashuruar se kurrë.

Priyanka mendon se është e rëndësishme ta ndante këtë formulë të martesës së saj të suksesshme me Nicku-n. Ajo e di që për fansat do të ishte një ndihmë pasi të gjithë i shohin si çifti perfekt. Priyanka dhe Nick janë shumë të suksesshëm në punën e tyre dhe shumë të zënë, aq sa duhet të udhëtojnë vazhdimisht prandaj nuk mund të jenë gjithë kohës së bashku.

Të mbash një martesë të lumtur dhe të shëndetshme kërkon punë. Por ata janë ende marrëzisht të dashuruar dhe kjo marrëveshje i ka ndihmuar të qëndrojnë të bashkuar thonë burime pranë çiftit.

Klan News