Probleme brenda pallatit mbretëror

Probleme brenda pallatit mbretëror

17:42 29/11/2018

Në çdo paraqitje të tyren, ata shfaqen të kuruar e të buzëqeshur në praninë e njëri–tjerit, ashtu siç i ka hije një familjeje mbretërore. Por brenda mureve të kështjellës ata janë si çdo familje tjetër.

Princ Harry, Meghan Markle dhe Princ William së bashku me bashkëshortën e tij, Kate Middleton kanë shumë probleme me njëri-tjetrin. Shkak është bërë Dukesha e Sussex.

Për këtë arsye mediat britanike janë kthyer kundër Meghan Markle. Ata e kanë quajtur atë një nuse jo të denjë për mbretërinë. Nuk ngurojnë ta kritikojnë Meghan për paraqitjet e saj, që bie ndesh me kodin e pallatit mbretëror. Madje mediat e fajësuan se bëri për të qarë kunatën, pasi s’i kishte pëlqyer veshja në dasmën e saj. Gjithashtu akuzojnë Meghan për mosmarrëvesjet midis dy vëllezërve.

Megjithatë sado që mediat flasin, për Meghan kjo gjë nuk ka rëndësi pasi bashkëshorti i saj e përkrah në çdo gjë. Ndërsa kohët e fundit çifti u shpërngul nga Kensington Palace sepse sipas tyre, nuk kishin hapësirë mjaftueshëm tani që do të bëhen prindër.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT