Rritja e temperaturave ka sjellë edhe shtimin e virozave tek fëmijët. Çdo ditë në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë shkojnë për të tu vizituar te mjeku pediatër  rreth 30 fëmijë.  Ndërsa për gjithë kryeqytetin ky numër shkon mbi 300-400 fëmijë. Por cilat janë problematikat që shfaqin fëmijët sipas mjekëve?

Mjek pediatër Bektash Mandri thotë se fëmijët shfaqen me kryesisht me probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë.

Shqetësuese për specialistët është se frekuentimi i plazheve sjell probleme shëndetësore më të rënda për fëmijët, për shkak të ndotjes së detit nga ujërat e zeza.

Alarm për mjekët veç ndotjes së bregdetit janë edhe mushkonjat. Problem i cili nuk është vetëm në zonat bregdetare, por edhe në kryeqytet pasi ndotja që vjen nga lumi i Lanës është tepër i madh.

“Pickimi nga mushkonjat po shfaqet si një tjetër problem shumë i madh. Po na vinë fëmijë që shfaqin probleme dermatite, skuqeje në sipërfaqe të madhe dhe jo vetëm aty ku janë pickuar nga insekti. Jemi i vetmi kryeqytet që kemi një ndotje në mes të tij, dhe kjo është Lana. Sa më shumë ndotje të kemi aq më të fuqishme bëhen insektet dhe dobësohemi ne ndaj tyre.”

Grupmoshat më të prekura janë fëmijët nga 0 në 7 vjeç, kjo për arsye sepse

edhe imuniteti i tyre nuk është më i dobët.  Mjeku bën apel që të bëjnë kujdes dhe ndaj ekspozimit në diell, por edhe për ushqimet që konsumojnë.

“Në diell të dalin nga ora 8 deri në 11 dhe në pasdite pas orës 5. Të pinë shumë lëngje dhe të mos konsumojnë produkte fast fond-i pasi sjell probleme në traktin itenstinal.”

 Klan Plus