Probleme të shumta nga reshjet e dendura të dëborës

Probleme të shumta nga reshjet e dendura të dëborës

21:25 27/12/2017

Reshjet e dendura të dëborës dhe akulli në rrugë kanë shkaktuar probleme në qarkullim dhe në fluturime në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa me mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Shumë drejtues mjetesh mbetën për orë të tëra të bllokuar në Northamptonshire, ndërsa një aksident i ndodhur në rrugë, ku u përfshi një kamion, bëri që e bllokuar të mbetej edhe autostrada.

Sipas shërbimit meteorologjik në vend, situata mbetet e rënduar dhe pjesa më e madhe e Britanisë do të jetë nën pushtetin e akullit përgjatë natës.

Në aeroportin e Stansted pasagjerët u detyruan që të qëndronin të me orë të tëra në pritje për shkak se fluturimet u pezulluan dy herë, në mënyrë që të pastrohej dëbora në pistën e avionëve. Sipas BBC, shumë fluturime u shtynë dhe më shumë se 30 fluturime janë anuluar.

Shumë udhëtarë u ankuan në rrjetet sociale, pasi mbetën për orë të tëra të bllokuar në avionë në tokë.

Në Midlands, juglindje të Anglisë dhe Uellsit më shumë se 4 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike, megjithatë për shumë abonentë energjia është rikthyer.

Sezoni i festave të fundvitit ka gjetur të ngrirë edhe veriun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbi 65 milionë amerikanë po vuajnë pasojat e reshjeve të dendura të dëborës dhe acarit që ka mbërthyer rajonet veriore prej natës së Krishtlindjeve. Qarkullimi rrugor është paralizuar krejtësisht, ndërsa janë mbyllur shkollat dhe institucionet publike. Niveli i dëborës theu rekordin e 6 dekadave të fundit. 

/tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi