Një studim i ri i kryer së fundmi tregon se rreth 70% e nënave të reja përjetojnë probleme të shëndetit mendor gjatë ose pas shtatzënisë.

Hulumtimi, i kryer nga “The Baby Show”, zbuloi se nënat nuk kanë mbështetje të mjaftueshme në përballimin e ndryshimeve që vijnë.

Sipas studimit, nënat e reja përballen me ankth gjatë shtatzënisë dhe depresion pas lindjes.

Nga hulumtimet e kryera rezulton se është e rëndësishme informimi i nënave, në lidhje me çrregullimet hormonale që ato mund të përjetojnë. Marrja e këshillave, konsultimi me mjekun apo njerëz të afërm konsiderohet mjaft i dobishëm.

Frika nga e panjohura duket se është shqetësimi më i madh për nënat që do sjellin një fëmijë për herë të parë në jetë, njëkohësisht frika e dhimbjes gjatë lindjes, por edhe frika nga ndërlikimet mjekësore që mund të shfaqen.

Dhe kur foshnja vjen në jetë, studimi zbuloi se presioni më i madh me të cilin përballet nënat janë të ardhurat dhe ndjenja e vetmisë dhe izolimit./tvklan.al