John Humphrys, gazetar i BBC Radio 4, ka përjetuar ndoshta momentin më të sikletshëm të karrierës së tij. Në studio ai kishte të ftuar profesoreshën e ekonomisë së Universitetit të Kembrixh, Victoria Bateman, kur kjo e fundit papritur u zhvesh dhe doli nudo.

Në trup ajo kishte shkruar

“largimi nga BE e lë Britaninë lakuriq”

, duke u pozicionuar kështu kundër daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

Gjatë intervistës 5-minutëshe, gazetari Humphrys akuzoi akademiken se ka minuar argumentimin e saj duke mos veshur rroba dhe ka fyer ndjeshmërinë e pjesës më të madhe të popullsisë britanike.

Zëra nga BBC kanë thënë se veprimi i profesoreshës Bateman erdhi pas kritikave që kishte marrë për leksionin që kishte mbajtur kundër Brexit në muajin Janar. Gjatë intervistës së shkurtër dhe të sikletshme, ajo shpjegoi edhe domethënien e mesazhit që kishte shkruar në trup.

“E para, Brexit e lë ekonomike britanike të ekspozuar. E dyta është se Brexit ka nxitur disa ndjenja kundër emigrantëve, dhe e treta, Brexit ekspozon dështimet e qeverisë së kaluar”,

tha Victoria Bateman. /

tvklan.al