Kthimi i ndërmarrjeve në fitimprurese dhe përshtatja ndaj ekonomisë së tregut nëpërmjet rritjes së konkurencës është qëllimi i projektit për ristrukturimin e ndërmarrjeve dhe zhvillimin e konkurencës, i cili do të zbatohet në Shqipëri nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin industrial.

1 milion dollarë është financimi i PNUD-it për këtë projekt për procesin e rikonstrurimit të brendshëm shtetërore si dhe të mbështesë rikonstrurimin e konkurencës në ndërmarrjet e saj apo të privatizuara. 30 ndërmarrje në të gjithë vendin janë ato që do të përfshihen në këtë projekt ku dy prej të cilave kanë tre javë që e kanë filluar. Për këtë na sqaron këshilltari teknik Derik Parfit.

Derik Parfit: Ky program synon të ndihmojë kompanitë shqiptare në ristrukturimin administrativ dhe menaxherial. Gjithashtu dhe përmirësimin e drejtimit në ndërmarrjet e privatizuara, për të mbështetur më tej procesin e transformimit.

Drejtori i NPVU-së tregon: Ky bashkëpunim do të bëjë një ristrukturim komplet të kësaj ndërmarrje. Frytet e këtij bashkëpunimi kanë filluar të duken megjithëse është afati i shkurtër rreth 3 javësh dhe këto kanë filluar që nga mentaliteti i drejtimit të organizimit dhe funksionimit të strukturave të ndërmarrjes dhe jemi optimist që në faza të tjera ky do të jetë një bashkëpunim i frytshëm. Ky do të ndryshojë komplet funksionimin dhe organizimin e ndërmarrjes./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti