Kuzhina është një pasion që është gërshetuar mjaft mirë me televizionin dhe ka krijuar një lidhje solide, që e mban edhe shefin e njohur të kuzhinës, Alfio Rrotanin, të angazhuar fort me të.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai zbulon edhe projektin e tij të ri që vjen pas disa kohësh mungesë.

Projekti televiziv veror i Alfio Rrotanit do të ketë të bëjë sigurisht me gatimin, dashurinë e tij të madhe, por në vende të veçanta si ujëvarat apo liqenet, që jo vetëm do të promovojë thesare të fshehura, por edhe kuzhinën tradicionale, të gatuar në mënyra specifike që tashmë janë harruar.

Emisioni i ri nis në muajin Korrik, në orën 16:00 vetëm në Tv Klan.

Rudina Magjistari: Kam përshtypjen që sezoni i Verës do të jetë goxha i ngarkuar për ty, apo jo?

Alfio Rrotani: Po, deri tani kam qenë shumë i ngarkuar me bizneset, por nuk i rri dot larg televizionit dhe nëse ka diçka që kam shumë dëshirë, është të bëj një projekt veror, të kënaqem unë duke e bërë, por të kënaqen edhe ata që e  shohin, sidomos nëse sjell diçka që mund të hyjë në funksion edhe të familjeve sepse do të jetë një emision me gatime në vendet më të bukura të Shqipërisë, afër një ujëvare, afër një lumi, afër një liqeni. Janë teknika gatimi të veçanta, që mund të përdoren pa patur mjete spektakolare kuzhine, por duke bërë një zjarr, një gropë, se ka teknika që gatuhet nën dhe duke ndezur një zjarr sipër.

Rudina Magjistari: Do t’i gatuash gjatë Verës, paskemi çudira për të parë. Pra, do të nisë ky program?

Alfio Rrotani: Do të nisë, 10 puntata dhe normalisht me të ftuar personazhe të njohur.

Alfio Rrotani: Rudina Magjistari: Dhe do të transmetohet, ku?

Alfio Rrotani: Në Tv Klan, normalisht./tvklan.al