IKMT vijon aksionin për shembjen e objekteve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe sot punën për shembjen e godinave në zonën e Shkozës në Tiranë. Aksioni ka për qëllim lirimin e hapësirave që i hapin rrugë Unazës Lindore të Tiranës.

Kjo është dita e dytë që punohet në këtë zonë ndërsa pak ditë më parë u shembën 12 objekte. Gjatë aksionit nuk ka pasur kundërshtime nga banorët.

Tv Klan