Java e fundit është dominuar nga “çështja Fazlliç”, ose siç mund të quhet ndryshe historia e Damir Fazlliç. Një nga çështjet më të mprehta të kohëve të fundit u trajtua gjatë vizitës së tij në Tiranë ku vetë protagonisti dhe edhe një intervistë për emisionin “Opinion”.

Intervista e tij duket se ka ndezur edhe më shumë debatin duke bërë që kjo çështje të vijojë të diskutohet. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ishin të ftuar Aleksandër Frangaj, Artur Zheji, Pandeli Majko, Fahri Balliu, Andrea Stefani, Sokol Olldashi.

“Është jashtë çdo dyshimi që Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama të ketë influencë nga e majta, por ajo që shikojmë është nervozizmi i Berishës që ka kaluar deri tek logjika e investigimit ndërkombëtar për çështje të caktuara. Nuk ndodh në botë që kryeministri i vendit të humbasë totalisht besimin dhe ta shprehë atë publikisht dhe të kërkojë hetim ndërkombëtar lidhur me Çështjen Fazlliç”, tha Majko.

“Ka pasur disa raste kur Prokuroria është përdorur politikisht dhe nuk kemi të bëjmë me një fenomen të pahasur”, tha Olldashi.

“Në vrapin për të kapur të gjitha institucionet edhe humbja mund të jetë po aq e madhe. Nuk ka moral tani maxhoranca të ngrejë kritika ndaj kryeprokurores, ndërkohë që prezantimin ia bëri hollivudian”, tha Zheji./tvklan.al

Të ftuar: Aleksandër Frangaj, Artur Zheji, Pandeli Majko, Fahri Balliu, Andrea Stefani, Sokol Olldashi.