Pronari i një dyqani u ka shpëtuar mrekullisht plumbave në drejtim të tij. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës mbrëmë në lagjen “Ismail Qemali” në Vlorë. Sipas policisë fillimisht burri dhe autori, një djalë i ri kanë debatuar mes tyre.

I riu i ka thënë pse më ke përgojuar, por megjithë kundërshtimet e 50-vjeçarit ai ka qëlluar tri herë me pistoletë.

Në dyqanin e shënjestrës punonte dhe e dashura e autorit, e cila u shoqërua nga policia bashkë me pronarin./abcnews.al