Protesta në Iran për çmimin e karburantit

Protesta në Iran për çmimin e karburantit

12:14 17/11/2019

Një person humb jetën, bllokohen autostradat

Djegia dhe sulmet ndaj pikave të karburanteve është një nga format e protestës që iranianët kanë zgjedhur për të kundër shtuar vendimin e qeverisë për rritjen e çmimit të naftës dhe racionalizimin e shitjes.

Pamjet janë xhiruar në Sirxhan, aty ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos gjatë manifestimeve.

Vala e rezistencës popullore përfshiu edhe Teheranin. Qindra drejtues automjetesh bllokuan një nga autostradat hyrëse të kryeqytetit me automjete dhe me barrikada.

Rritja e çmimit të karburantit hyri në fuqi të premten, si formë për t’i bërë ballë sanksioneve amerikane që pengojnë eksportin e naftës iraniane. Me të ardhurat shtesë, qeveria do të shtojë ndihmën ekonomike për familjet e varfa. Por qytetarët thonë se çmimi i karburantit është trefishuar.

Situata do të përkeqësohet për njerëzit. Ushqimet dhe gjithçka do të jetë më e shtrenjtë. Gjendja ekonomike e njerëzve do të përkeqësohet. Përfitime nga rritja e çmimit do të ketë vetëm qeveria“, u shpreh Davood Tayyebi, banor i Teheranit.

Nga 0.08 cent për litër, çmimi i karburantit rritet në 0.12 cent deri në 60 litra. Litrat shtesë paguhen me 0.25 cent. Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo kritikoi përmes Twitter këtë masë të qeverisë iraniane, duke thënë se Uashingtoni është me popullin e këtij vendi.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi