Misionarë të paqes, familje të pajtuara, si dhe të afërm të Emin Spahisë, kryetarit të pajtimit të gjaqeve, të vrarë natën e 9 Gushtit, kanë protestuar sot në shehin “2 Prilli” në Shkodër. Ata kërkojnë nga policia që të punojnë më me intensitet, për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe dënimin e autorëve.

“Me thënë të drejtën jena mjaft të prekun nga vetë shteti shqiptar dhe strukturat e tij që hala nuk po e gjejnë vrasësin e personit të misionarit të paqes Emin Spahisë”.

Mësohet se policia ka dështuar në një aksion për kapjen e një të dyshuari për vrasjen e Spahisë./tvklan.al

Gazetare: Mira Kazhani