Protesta të dhunshme kundër masave ndaj Covid-19




Protesta të dhunshme kundër masave ndaj Covid-19

21:10 02/05/2021

Njerëzit nuk duan më të rrinë në shtëpi gjatë natës

Qytetet kryesore të botës kanë përjetuar protesta të dhunshme edhe gjatë orëve të natës. Me mijëra njerëz në Itali, Francë, Gjermani, Belgjikë, Turqi dhe shtete të tjera nuk kanë ndërmend t`ju binden me urdhrave policorë për të qëndruar në shtëpi dhe respektuar shtetrrethimin.

Policia në Paris ka arrestuar të paktën 46 persona pas përleshjeve me forcat e sigurisë. Ministria e Brendshme franceze tha se më shumë se 106 mijë persona marshuan në thuajse 300 protesta të organizuara në Paris dhe qytete të tjera të vendit. Të rinj të maskuar kanë qëlluar janë përleshur me oficerët e policisë, ndërsa protestat kanë dalë jashtë kontrollit.

Protestuesit kundërshtojnë jo vetëm masat e koronavirusit dhe planin e qeverisë franceze për të ndryshuar masën e përfitimit financiar për të papunët. Demonstrata te dhunshme ka pasur dhe në Gjermani. Një prej tyre ishte kundër strategjisë së ndjekur nga qeveria për pandemisë.

Policia gjermane hodhi ujë me presion, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një grumbullim të disa qindra njerëzve te mbledhur për të sfiduar rregullat e distancimit fizik ne kushtet e koronavirusit. Edhe belget e kane shprehur hapur padurimin edhe pse pas shtatë ditësh qeveria ka ne plan një lehtësim të rregullave COVID-19 duke lejuar hapjen e tarracave të kafeneve dhe bareve dhe të lejojë grupe me më shumë se katër persona të takohen jashtë. 

Prokurorët belg i kishin cilët i kishin paralajmëruar organizatorët qe pas thirrjeve per grumbullime ne rrjetet sociale se rrezikonin të ndaloheshin ose gjobiteshin. Ndërkaq Policia turke ka arrestuar më shumë se 200 persona të cilët ishin grumbulluar në një protestë të paligjshme pavarësisht masave kundër COVID-19. Turqia ka hyrë në mbyllje të plotë për herë të parë që prej fillimit të kësaj jave pas një valë të tretë të rritjes së numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Klan News





Të ngjashme