Qytetarët kërkojnë rritje të pagës minimale dhe të pensioneve

Nisën paqësore për rritjen e tarifave të metrosë, por protestat në Kili kanë përfunduar në trazirat me të dhunshme që ka përjetuar vendi, plaçkitje dhe zjarrvënie.

Protestuesit janë përplasur me policinë, duke hedhur sende të forta ndaj efektiveve të cilët i janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Këto janë pamjet e kryeqytetit mbrëmë. Gjatë gjithë natës protestuesit thuajse i kanë vënë flakën gjithçkaje.

Demonstruesit thonë se kjo është një përpjekje për të ulur pabarazinë në vendin e Amerikës së Jugut, në kohën që qeveria ka premtuar një varg reformash për të shuar kërkesat e protestuesve, nga rritja e pagës minimale deri në përmbysjen e pensioneve.

Demonstratat mbi pabarazinë sociale kanë lënë të paktën 26 njerëz të vdekur dhe 13,000 të plagosur, sipas prokurorëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut.

Tv Klan