Policia: 7 persona u arrestuan, u lënduan 7 efektivë

Policia e Shtetit thotë se 7 efektivë u lënduan gjatë protestave të kundërshtarëve të shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një reagim të saj thuhet se punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”.

64 persona janë shoqëruar të akuzuar për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë. 7 prej tyre janë arrestuar për “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

21 persona u proceduan në gjendje të lirë. Për 36 persona të tjerë të shoqëruar u morr masë për shkelje të Aktit Normativ.

Tv Klan