Protestat e studentëve, reagon Presidenti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur, në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut, për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

“Duhen bërë më shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, thotë kreu i shtetit në një deklaratë për mediat./tvklan.al

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
1 Koment
  • bexheti
    6 Dhjetor 2018 at 20:44
    Përgjigju

    pirth se cfryhesh

  • Përgjigju

    *

    *