Policia arreston mbi 200 persona në Stamboll

Mbi 200 persona u arrestuan në Stamboll paraditen e së shtunës në një protestë me rastin e 1 Majit, por që kishte në fokus të saj edhe masat e forta shtrënguese të qeverisë kundër koronavirusit.

Protestuesit u përplasën me policinë në përpjekje për t’u mbledhur në sheshin Taksim. Ndaj tyre forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës ndërsa siç shihet në pamje tërhoqën zvarrë disa prej tyre për t’i shoqëruar në komisariate.

Përveç Stambollit protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Ankara dhe në qytete të tjera turke. Me një vendim të presidentit Erdogan, vendi ka hyrë në një shtetrrethim 17-ditor për shkak të rritjes së ndjeshme të numrave të infektimeve.

Protesta më të vogla pati edhe në qytete të tjera evropiane ku gjithashtu ndalohen grumbullimet për shkak të pandemisë.

Tv Klan