Këto xhirime tregojnë momentet e pakta të tensionit në protestën e madhe në Hungari, kundër atyre që manifestuesit i quajnë “ligjet e skllavërimit”. Mbi 10 mijë njerëz mbushën sheshin para parlamentit në Budapest, në protestën e katërt dhe më të madhen e këtyre ditëve kundër kryeministrit Viktor Orban.

Protestuesit kundërshtojnë reformën në sistemin e punësimit, që u zgjat atyre orët e punës dhe zgjeron afatin e shtyrjes së pagesave nga punëdhënësit. Motiv për të protestuar është edhe ligji i ri që praktikisht vendos nën kontrollin e qeverisë, gjykatën administrative.

“Mendoj se pakënaqësia po rritet. Nuk ka vetëm zemërim dhe zhgënjim, por kërkohet mbi të gjitha ndryshim”,

tha një protestues, ndërsa një tjetër shtoi:

“Nuk durojmë dot më. Nuk kemi lidhje me opozitën apo me krahë të ndryshëm politikë. Gjithçka ka të bëjë me pakënaqësinë e shoqërisë hungareze”.

Javën e kaluar parlamenti miratoi pr/ligjin e qeverisë që u jep mundësinë kompanive të kërkojnë nga punonjësit 400 orë pune shtesë në vit. Ndërsa pagat për këto orë shtesë mund të shtyhen deri në 3 vite.

Tv Klan