IKMT nuk e nisi aksionin për rrëzimin e disa objekteve në Himarë. Banoreve iu la pesë ditë afat, që ata të largohen nga banesat, pasi rrëzimi i tyre sipas IKMT është i pashmangshëm.

Pasi u anulua aksioni banorët filluan protestën para bashkisë, ku kërkuan largimin e kryetarit Gjergji Goro.

Ata thanë se nuk do të lejojnë tu prishin shtëpitë dhe do të përshkallëzojnë protestat. Ndërkohë kryetari i OMONIA-s Leonidha Papa iu drejtua në gjuhen greke kryetarit të Bashkise Goro:

Mos largoni himariotët nga shtëpitë e tyre!

Në mbështetje të protestës para Bashkisë së Himarës shkuan edhe banorë nga Dukati. Ndërtimet janë projektuar të prishen për shkak se në Himarë duhet të filloje zbatimi i planit të ri Urbanistik./ tvklan.al