Kundërshtojnë orarin e muzikës. Pronarë të bizneseve protestuan para bashkisë së Lezhës duke kërkuar heqjen e kufizimeve.

Kemi dy vite që po punojmë në limitet tona. Është e pamundur që të punojmë me këtë orar”.

Na dëmton sepse rinia e ka kohën më të lirë për të dalë dhe dëfryer, sikurse në vitet e tjera sepse muzika gjithnjë ka zgjatur deri në mesnatë ngaqë ditën njerëzit janë në plazh”.

Kjo masë pengon edhe organizimin e dasmave.

Ne kërkojmë nga qeveria që të shtyjë orarin e darkës, të paktën deri në orën 01:00, sepse është dasmë, është lumturi e përjetshme”.

Kemi dalë që të dihet ligjërisht që dasmat shtyhen deri në orën 01:00 të natës ose 02:00. Punojmë lirshëm dhe pa frikë”.

Protestë pati edhe nga bizneset në Lungomare në Vlorë. Pak para mbylljes sipas urdhrit të Komitetit Teknik, ata protestuan duke vendosur në sfond edhe himnin kombëtar duke kërkuar zgjatjen e orarit gjatë sezonit veror.

Nuk munguan as shoqërimet nga policia. Administratori i një biznesi u gjobit me 7 milionë lekë, ndërsa u proceduan edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk iu bindën urdhrit të policisë.

Në shenjë proteste, të gjitha bizneset në zonën e Lungomares ishin të mbyllura këtë të hënë duke mos ofruar shërbim për qytetarët.

Klan News