Protestë për vrasjen e Klodian Rashës

Edhe protesta që nisi paqësisht paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës ka përshkallëzuar në akte dhune. Pjesëmarrësit në këtë tubim hodhën gurë e sende të forta drejt zyrave të Partisë Socialiste për Shkodrën duke thyer fillimisht xhamat.  

Më pas, disa adoleshentë u futën brenda në godinë, nxorën jashtë objekte që ndodheshin në të dhe u vunë flakën.

Dhunës nuk i kanë shpëtuar as tabelat e reklamave në rrugë, të cilat u dogjën nga tubuesit.

Për të shpërndarë protestuesit ndërhynë Forcat e Ndërhyrjen së Shpejtë, që hodhën gaz lotsjellës dhe krijuan barrikadë përpara hyrjes së godinës.

Protestuesit kanë kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu./tvklan.al