Klosi: Mbledhim firma për ta anuluar vendimin e Gjykatës

Në Berat kanë nisur protestat pas vendimit të Gjykatës Adminsitrative për të shpallur të pavlefshëm vendimin e qeverisë që njihte Malin e Tomorrit si park natyror dhe zonë të mbrojtur.

Menjëherë pas këtij vendimi, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi reagoi duke akuzuar gjykatën se në kundërshtim me interesin publik është vënë në shërbim të një grupi biznesmenësh që e shfrytëzojnë këtë mal për hapjen e guroreve.

“Me procedurë, me disa truke ligjore duan të vazhdojnë të mbrojnë interesat e një komuniteti atje në Mal të Tomorit që janë një grup biznesmenësh të cilët prej 20 vitesh e shkatërrojnë atë pasuri të përbashkët, prej 20 vitesh kanë menduar vetëm se si të abuzojnë me një të drejtë që u është dhënë për të bërë biznes duke shkatërruar të gjithë pllajën, duke shkatërruar zonën më të bukur të malit të Tomorit”.

Klosi tha se lufta për këtë pasuri natyrore do të vijojë dhe se  do te jete peticioni i qytetarëve ai që do të rrëzojë këtë vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës.

” Të 5 gjyqtarët që morën 4 me 1 vendimin për të rrëzuar vendimin për të qenë ajo zonë, një zonë e mbrojtur që t’i afrohet bukurisë së madhe të malit legjendar, të shenjtë e mbase më të bukurit në botë, Malit të Tomorit, Amarildo Laci, Bahri Shyqi, Alkelina Gazidede, Fjoralba Prifti do të përballen me një peticion të popullit të qarkut të Beratit, në një peticion që t’i shkojë Vettingut  për këta gjyqtarë të cilët panë përsëri nëpërmjet vendimeve të gjykatës , procedurave, trukeve ligjore se si interesi i një grupi shumë të vogël biznesmenësh përballet me interesin e qindra mijëra besimtarëve bektashi apo edhe njerëzve të thjeshtë”.

Mali i Tomorit vizitohet çdo vit nga 500 mijë pelegrinë, por edhe nga qindra mijëra turistë që ngjiten çdo ditë të vitit.

Tv Klan