Partia Socialiste ka deklaruar fitoren edhe në Njësinë Nr.3 në Tiranë.

Drejtuesi politik i PS në këtë qark, Erion Veliaj, shpalli fitoren nga selia e PS.

Ai tha se vota e dhënë nga qytetarët është mesazh bashkimi dhe jo përçarje pavarësisht bindjeve politike.

“Jemi këtu për fitoren e Njësisë 3 në Tiranë. Dua të falenderoj atë që ishin komisionerë, ata që ishin numërues, që ishin patronazhues. Dua të falenderoj Ildën për një punë fantastike që ka bërë në Njësinë 3. Mezi pres që duke filluar nga sot t’i shtrijmë dorën kundërshtarit. Ne vërtetë kemi bindje të ndryshme por jemi shqiptarë. Qytetarët e Njësisë 3 na kanë dhënë një mandat që t’i bashkojmë, jo ti përçajmë”. /tvklan.al