Raportim Live
15:00, 28 Korrik 2024

Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Brendshëm

Ervin Hoxha

Një nga emrat surprizë në ndryshimet e qeverisë që njoftoi kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS ishte edhe ai i Ervin Hoxhës. Kreu i qeverisë i ka besuar Hoxhës ministrinë e Brendshme duke zëvendësuar në këtë mënyrë Taulant Ballën.

Por kush është ministri i ri i Brendshëm?

Ervin Hoxha ka lindur në Tiranë në vitin 1978. Ai ka kryer arsimin e mesëm në Turqi ndërsa më pas ka vijuar Akademinë e Sigurisë në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Arsimin pasuniversitar e ka ndjekur në Shkollën e Lartë të Policisë gjermane në Munster… Lexo më shumë

14:59, 28 Korrik 2024

Hiqet nga Ministria e Mbrojtjes, Peleshi: Nuk e dija, mirëpres detyrën e re

Niko Peleshi i cili më parë mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes, ka mirëpritur postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh: “Ky ishte një Kongres i rëndësishëm dhe priteshin nisma e ndryshime. Do doja mos të kuptohej kaq ngushtë, Rama ka ambicie të mëdha për Shqipërinë 2030. Nuk e kam ditur… Lexo më shumë

14:47, 28 Korrik 2024

Kush është Petrit Malaj, ministri i ri i Financave

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të diel se Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i Financave. Malaj, me profesion ekonomist, mbante postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Ai është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin La Crosse në SHBA.

Malaj është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Ai ka një përvojë pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

14:23, 28 Korrik 2024

Rama ndryshon qeverinë. Ikën ministri i Brendshëm, i Financave, i Mbrojtjes dhe i Shtetit (Emrat)

Nga foltorja e Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi edhe disa ndryshime në qeveri.

Taulant Balla largohet si ministër i Brendshëm dhe vendin e tij e merr Ervin Hoxha.

Ministër i ri edhe për Financat. Largohet Ervin Mete dhe postin e tij do ta marrë Petrit Malaj.

Niko Peleshi do të largohet nga posti i Ministrit të Mbrojtjes dhe në vendin e tij është emëruar Pirro Vengu.

Ministrat që largohen

Pasi Rama e vendosi kryeparlamentare, Elisa Spiropali do të largohet nga posti i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ajo do të zëvendësohet nga Taulant Balla.

Ndryshimet në qeveri

Ministria e Brendshme  – Largohet Taulant Balla, vjen Ervin Hoxha

Ministria e Financave – Largohet Ervin Mete, vjen Petrit Malaj

Ministria e Mbrojtjes – Largohet Niko Peleshi, vjen Pirro Vengu

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Largohet Elisa Spiropali, vjen Taulant Balla

Ministrat që vijnë
14:22, 28 Korrik 2024

Spiropali kryetarja e re e Kuvendit, kreu i grupit të PS Niko Peleshi

Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet që do propozojë në grupin parlamentar dhe lëvizjet në qeveri.

Kryetarja e re e Kuvendit pritet të jetë Elisa Spiropali, e cila më parë mbante postin e Ministres së Shtetit për Parlamentin. Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Lindita Nikollës të Premten në Kuvend.

Ndërkohë, Bledi Çuçi do jetë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Niko Peleshi i cili më parë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, do jetë tanimë në krye të grupit parlamentar të PS-së.

Akoma më surprizues ishte vendimi për të hequr Taulant Ballën i cili ishte ministër i Brendshëm duke e caktuar si “pasues” të Spiropalit.

14:20, 28 Korrik 2024

Kongresi i PS

14:15, 28 Korrik 2024

“Ka bërë sa një qeveri e tërë për njerëzit”, kush është deputeti që Rama e përloti me fjalët e tij

Në fjalën e tij nga Pallati i Kongreseve, kryesocialisti Edi Rama veçoi nga përfaqësuesit e PS në qarqe, deputetin Vullnet Sinaj. E mori si një shembull të mirë pune, krahas shumë të tjerëve sipas tij në radhët e së majtës. Ndërkohë, Sinaj u përlot nga fjalët e Ramës… Lexo më shumë

14:10, 28 Korrik 2024

“Pse mo s’rrimë dot 100 vjet?!”, Rama mëse i bindur për fitoren e PS në zgjedhje

I bindur për fitoren e mandatit të 4-ërt, por edhe për shumë vite të tjera në pushtet! Kështu u shpreh gjatë fjalës së tij në Kongresin Zgjedhor të PS, kryeministri Edi Rama. Ai vuri theksin te rienergjizimi i partisë dhe te objektivat për të prekur atë që ai e quan ‘majën e Shqipërisë 2030’. Lexo më shumë

14:08, 28 Korrik 2024

Rama batuta me Majkon e një “kunjë” për Veliajn: Ia gjen varret aty ku do…

Në shumë momente gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama vuri theksin te anëtarësimet e reja në parti duke bërë dhe parashikime…

Teksa shkëmbente batuta me Pandeli Majkon, një “ngacmim” e pati edhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pjesa e dytë e videos:

Lexo më shumë

14:05, 28 Korrik 2024

Rama parashikon kush do të jetë kryeministrja e Shqipërisë pas shumë vitesh

Kryeministri Edi Rama njihet për parashikimet që bën në zgjedhje. E një të tillë edhe pse jo për zgjedhje vendosi të bëjë në kongresin e PS. Ai parashikoi se Helena do të jetë kryeministrja e Shqipërisë pas shumë vitesh. Bëhet fjalë për vajzën që pati fjalimin hapës në kongres, e cila është pjesë e akademisë politike të Partisë Socialiste. Fjalimi i saj mesa duket la mbresa tek kreu i qeverisë.

“Ti Helena një ditë me shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë udhëheqëse e Partisë Socialiste. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem sepse nga ky moment ti hyre e panjohur dhe e buzëqeshur, duke dalur do të kesh shumë sy që nuk do të të shohin me shumë dashamirësi”, tha Rama… Lexo më shumë

11:01, 28 Korrik 2024

Kongresi i PS, Rama ndryshime të papritura në qeveri. Spiropali, kryetare e Kuvendit (Të gjitha zhvillimet)

Kongresi i PS, Rama ndryshime të papritura në qeveri. Spiropali, kryetare e Kuvendit (Të gjitha zhvillimet)

U zhvillua këtë të dielë Kongresi i Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime të papritura në qeveri.

Taulant Balla do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm dhe do të zëvendësohet nga Ervin Hoxha. Balla do të zëvendësojë në detyrë Elisa Spiropalin dhe do të jetë ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndryshime edhe në ministrinë e Mbrojtjes ku do të vijë Pirro Vengu dhe në ministrinë e Financave ku do të vijë Petrit Malaj.  

Zëvendësime edhe në parlament për PS-në. Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Bledi Çuçi do të largohet nga drejtimi i grupit parlamentar dhe do të bëhet nënkryetar i Kuvendit. Ndërkohë Niko Peleshi, i cili më parë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, do jetë tanimë në krye të grupit parlamentar të PS-së.

REDAKSIA TVKLAN.AL