Teksa i dha përgjigjie të gjithë asaj që ai e quan “baltosje” të PS nga eksponentë të opozitës, kryeministri Edi Rama u ndal te personazhet që shkojnë në SPAK. Sipas tij ekziston një hiperbolizim i situatës në tentativë për të ulur imazhin e partisë mazhoritare.


“E kanë bërë këtë punën e emrave siç kanë qenë dikur yjet e pashuar, bëhej kronikë në radio, gjysmë ore dëgjoje pushkët, në fund fare vritej njëri. Yje të pashuar çdo natë, ne jemi 800 mijë dhe kjo nuk është lojë, është një ndarje e  madhe e një shapi të vjetër nga sheqeri dhe kush ka kujtuar se është një dava hajde se do kapim ca njerëz nuk ka idenë fare se çfarë është. Është lufta më e madhe për shtetin e shqiptarëve. Për herë të parë shqiptari thotë unë kam shtet kur ligji është i barabartë për të gjithë. Je ministër, i ke futur duart në xhepat e shqiptarëve do shkosh të japësh llogari për xhepat. S’ka rëndësi fare, siç thonë paraja s’ka ngjyrë, e as njeriu s’ka ngjyrë…

Atyre të shumtëve që na duan të mirën, dua t’u them se jemi këtu, bëjmë të pamundurën çdo ditë që ta bëjmë këtë vend krenarinë e çdo shqiptari. I ka hapur vetes një punë të sikletshme, se të na duash të keqen duhet të na dalësh përpara. Duhet të llogarisësh që je i mundur! I mundur me panumërtësinë e provave që këtë vend e bën PS dhe më të mirë se ne harroje se gjen!”

E.D/tvklan.al