Raportim Live
23:07, 28 Korrik 2024

Kongresi i PS – 28 Korrik 2024 (E plotë – Të gjitha fjalimet)

23:06, 28 Korrik 2024

Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025, më e mira është përpara


Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025, më e mira është përpara


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se Kongresi i sotëm ishte përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në 2025.

Teksa ka postuar foto nga dita e sotme e Kongresit, Veliaj uron dhe anëtarët e sapozgjedhur nga qarku i Tiranës për në Asamblenë Kombëtare të PS.

“Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025. Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble nga Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara! Forca”, shkruan Veliaj.

21:21, 28 Korrik 2024

Ndryshimet në qeveri/ Të hënën në orën 18:00 seanca e jashtëzakonshme në Kuvend

Nesër në orën 18:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvend. Në këtë seancë pritet dekreti i Presidentit Begaj për të votuar ministrat e rinj.

Gjatë seancës së ditës së nesërme pritet të votohet edhe Elisa Spiropali si kryetare Kuvendi pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Ndërkohë Partia Socialiste ka njoftuar mbledhjen e grupit në orët e para të mëngjesit të së hënës për të njoftuar ndryshimet në drejtimin e tij.

20:10, 28 Korrik 2024

Asambleja e re e PS, Klosi: 90% e kandidatëve për herë të parë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi pas mbylljes së procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Asamblesë së delegatëve të Kongresit, tha se në garë ishin 260 kandidatë ku vetëm 156 prej tyre do të jenë pjesë e forumit më të lartë.

Klosi shtoi se 90 përqind e kandidatëve vijnë si propozime për herë të parë dhe se të gjithë anëtarët e rinj të Asamblesë së PS-së nuk do të marrin poste në nivele qendrore e lokale.

Numri dy i PS-së paralajmëroi dhe mbledhjen e shpejtë të Asamblesë së re, në fund të muajit Gusht që do të ketë si detyrë zgjedhjen e forumeve te tjera, si Kryesia dhe sekretarët e PS-së.

18:36, 28 Korrik 2024

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dha detaje për mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët në Asamblenë Kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dha detaje për mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët në Asamblenë Kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dha detaje për mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët në Asamblenë Kombëtare.

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS: Sot do të votohet dhe do të konfirmohet, të kalojë edhe procesin e institucioneve të garancisë statusore dhe të votimit në PS. Besoj se në fund të këtij muaji do të fillojë punën e saj pasi siç e shprehëm edhe sot në Kongres jemi në një proces të fillimit të fushatës zgjedhore, forumi më i lartë është Asambleja Kombëtare. Asambleja Kombëtare do të ketë detyrat dhe vendimmarrjet për sa i përket procesit të përgatitjes zgjedhore për pranverën e vitit të ardhshëm. Kështu që besoj se me urgjencë do ta kemi këtë mbledhje të parë të Asamblesë Kombëtare për të zgjedhur edhe forumet drejtuese të partisë, Kryesinë e re dhe Sekretariatin e ri në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë.

PS është një parti që ndryshimin e ka në bazën e saj të funksionimit ashtu siç e dëgjuar edhe sot nga fjalimet e Kongresit padyshim që ne jemi forcë e madhe 100 mijë anëtarë votuan në procesin një anëtar një votë, pra PS ka sot 100 mijë e 975 anëtarë aktivë dhe në këtë masë të madhe anëtarësh kushdo është i mirëpritur të marrë pozicionet të vazhdojë të drejtojë ose jo, pra është një proces i cili është i gjithi në shërbim të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

Unë jam i nderuar që përfaqësoj qarkun e Vlorës, siç e thashë ne jemi në këto detyra pavarësisht pozicioneve për të kryes misionet tona. Brenda pak viteve unë kam qenë në disa qarqe dhe kjo është detyra që na kanë caktuar forumet e karta kusht që drejtimi i qarqeve është një nga shumë anëtarë të PS që militojnë  në ato qarqe, kryejnë funksione të ndryshme dhe thashë ajo që është e rëndësishme, ajo që folëm sot në kongres gjatë gjithë ditës është fitorja e mandatit të katërt të PS, jo vetëm një fitore, por një fitore spektakolare.

Ne jemi 12 drejtues qarqesh kemi shume detyra për të realizuar, të 12-të ishim në këtë proces që kurorëzoi sot me zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Të gjithë drejtuesit politikë ndoqën procesin e ri të energjisimit dhe besoj se rezultati i jashtëzakonshëm i këtij procesi është edhe falë lidership-it të drejtuesve politikë, kështu që bëni pyetje të cilat nuk kanë asnjë kuptim sepse ne jemi në funksion dhe jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës në të gjithë PS.

Pozicioni i secilit nga ne është pozicioni i njërit prej shumë anëtarëve të PS në të 12-të qarqet e vendit. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë eskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, ne jemi një ekip, pozicionohemi në pozicione të ndryshme, e rëndësishme është që kemi trajner, i cili na ka çuar në dhjetë garat e fundit fitues dhe ne do të vazhdojmë te jemi besimplotë që edhe garën e ardhshme do ta fitojmë.

Për sa i përket Grupi Parlamentar besoj edhe siç jeni njoftuar, nesër që në 8:30, që në mëngjes kemi një mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar, ku do të diskutojmë edhe propozimet për sa i përket drejtuesve te grupit, të cilët kalojnë me votën e Grupit Parlamentar. Kam që në orën 10:00 në sallën e kongresit dhe ju keni më shumja informacione, unë përgjigjem për ato që di.

Besoj se e kuptuat që jemi një forcë jashtëzakonisht e organizuar, e qartë se çfarë kërkojmë, e qartë se çfarë duam, kështu që ju mund të vazhdoni të bëni pyetjet tuaja, por unë do të vazhdoj të bindem për ato që Sekretari i Përgjithshëm mbulon dhe kam mundësi tu përgjigjem.  

17:30, 28 Korrik 2024

Klosi: Kemi një trajner me të cilin kemi fituar në 10 garat e fundit

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi ka deklaruar për mediat se “janë 260 kandidatë në Asamblenë Kombëtare”.

“Çdo njësi bashkiake përfaqësohet nga një kandidat, i zgjedhur nga baza. Me urgjencë do zgjedhim forumet drejtuese. Unë jam i nderuar të përfaqësoj qarkun e Vlorës, jemi në fillimet e fushatës zgjedhore. Drejtimi i qarqeve është një nga detyrat parësore e po ashtu fitorja e mandatit të 4-ërt, një fitore spektakolare. Lexo më shumë

16:25, 28 Korrik 2024

“Rama prej 26 vitesh të vërtetën e quan helm”, Bardhi: Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë

“Rama prej 26 vitesh të vërtetën e quan helm”, Bardhi: Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar pas Kongresit të PS të mbajtur ditën e sotme.

Në postimin e tij Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti. Ndërkohë sipas tij Rama të vërtetën e quan helm, korrupsionin e quan reformë dhe hajdutin e quan të suksesshëm.

Ndër të tjera Bardhi tha se kryeministri kriminelin e quan deputet, vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore dhe vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri. Ai theksoi se Ramë është gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Sipas Bardhit 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.

“Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti: të vërtetën e quan helm; korrupsionin e quan reformë; hajdutin e quan të suksesshëm; kriminelin e quan deputet; vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore; vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri. Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm”, shkruan Bardhi në postimine  tij në “Facebook”.

15:55, 28 Korrik 2024

Ndryshimet në qeveri, Rama i dorëzon propozimet Presidentit Begaj për dekretim

Ndryshimet në qeveri, Rama i dorëzon propozimet Presidentit Begaj për dekretim

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë teksa menjëherë pas fjalës së tij në Kongresin e PS, iu drejtua Presidencës, aty ku Kreu i Shtetit duhet të japë edhe dekretimin e ministrave të rinj.

Këto ndryshime do të duhet më pas të miratohen në një seancë të jashtëzakonshme nga Parlamenti së bashku me zgjedhjen e kryeparlamentares së re Elisa Spiropali.

15:18, 28 Korrik 2024

Vjen Pirro Vengu, kush është ministri i ri i Mbrojtjes

Pirro Vengu

Ditën e sotme me ndryshimet që u bënë në qeveri në vend të Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes u emërua Pirro Vengu, i cili më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Më parë ai ka mbajtur disa detyra dhe poste të rëndësishme në qeveri.

Vengu ka qenë në detyrë drejtor kabineti në Ministrinë e Jashtme dhe në vitin 2017 ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati.

Nga sot ai do te jetë si ministër i Mbrojtjes, i emëruar nga Edi Rama në mandatin e tij të tretë si kryeministër i Shqipërisë… Lexo më shumë

15:05, 28 Korrik 2024

Fjala e plotë e Edi Ramës në Kongresin e PS

Në videon më poshtë mund të ndiqni fjalimin e plotë të kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS

11:01, 28 Korrik 2024

Kongresi i PS, Rama ndryshime të papritura në qeveri. Spiropali, kryetare e Kuvendit (Të gjitha zhvillimet)

Kongresi i PS, Rama ndryshime të papritura në qeveri. Spiropali, kryetare e Kuvendit (Të gjitha zhvillimet)

U zhvillua këtë të dielë Kongresi i Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime të papritura në qeveri.

Taulant Balla do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm dhe do të zëvendësohet nga Ervin Hoxha. Balla do të zëvendësojë në detyrë Elisa Spiropalin dhe do të jetë ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndryshime edhe në ministrinë e Mbrojtjes ku do të vijë Pirro Vengu dhe në ministrinë e Financave ku do të vijë Petrit Malaj.  

Zëvendësime edhe në parlament për PS-në. Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Bledi Çuçi do të largohet nga drejtimi i grupit parlamentar dhe do të bëhet nënkryetar i Kuvendit. Ndërkohë Niko Peleshi, i cili më parë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, do jetë tanimë në krye të grupit parlamentar të PS-së.

REDAKSIA TVKLAN.AL