Në këto ditë ku temperaturat janë ekstreme, ideja për të fjetur me freskuese gjatë natës duket si një shpëtimtare. Por ata që vuajnë nga alergjitë ose astma duhet të jenë të kujdesshëm, pasi qarkullimi i ajrit me një freskuese mund të bartë përveç freski, polen dhe pluhur.

Pra, para se ta ndizni atë hidhini një sy më nga afër. Nëse tehet janë të pluhurosura, këto grimca do të shpërndahen në ajër sa herë që e ndizni. Kjo mund të shkaktojë një sulm astmë.

Në të njëjtën kohë, lënia e freskueses ndezur gjatë natës gjithashtu mund të ketë një efekt negativ në lëkurën tuaj, duke e bërë atë të thatë.

Qarkullimi i ajrit nga freskuesja gjithashtu mund të ketë të njëjtin ndikim në sytë dhe gojën tuaj. Rreziku është gjetur të jetë më i madh për ata që flenë me volumin mesatar të freskueses.

Edhe pse freskuesja jep ndjenjën e freskisë, në realitet thjesht riciklon ajrin e ngrohtë në dhomën ku ndodheni. Ndjenja e freskisë që kemi kur e përdorim është për shkak të avullimit më të shpejtë të djersës sonë. Diçka që në fakt e bën trupin tonë të humbasë ujin më shpejt. Gjatë gjumit e keni vënë re sa herë ngriheni për të pirë ujë ? Teorikisht, rreziku i dehidrimit rritet.

Temperatura e ambientit është më e lartë se ajo e trupit të njeriut siç ndodh ditët e fundit për shkak të valës së nxehtësisë që ka prekur vendin tonë, prandaj përdorimi i një freskuese mund të rrisë edhe më shumë temperaturën e trupit.

Së fundi, ata që zgjedhin të flenë me freskuese hapur gjatë gjithë natës, zakonisht zgjohen me ngurtësi në mëngjes. Kjo ndodh sepse ajri i ftohtë i kondensuar bën që muskujt të shtrëngohen. Me këtë problem përballen më shumë ata që e vendosin freskuesen në lartësinë e qafës dhe fytyrës. /tvklan.al