Pse të jesh mirënjohës për punën mund t’ju shkaktojë më shumë stres



Pse të jesh mirënjohës për punën mund t’ju shkaktojë më shumë stres

10:33 17/05/2021

Pavarësisht nga fakti që shkencëtarët e lidhin lumturinë me falënderimet, ndonjëherë mirënjohja ka të meta. Megjithëse mirënjohja për punën tuaj mund të jetë e mirëfilltë dhe autentike, shpesh është e gabuar dhe është rezultat i presionit për të qenë “mirënjohës” për punësimin. Dhe kjo mirënjohje e fituar, e detyruar mund të na kthejë mbrapa.

Por ka disa fakte që vërtetojnë se mirënjohja e lidhur me punën ka anët negative, duke ndikuar në jetën tuaj të përditshme.

Kjo ju bën më të gatshëm të toleroni gjërat që ju bëjnë të palumtur.

Shumë njerëz kanë një shembull nga fëmijëria e tyre që janë të detyruar të ndjehen mirënjohës për diçka që nuk u pëlqen. Për shembull, ju nuk keni dashur të hani zarzavate ose çfarëdo tjetër, por nëna ose babai juaj ju ka thënë: Jini mirënjohëse që keni ushqim! Ju kanë mësuar ta vlerësoni atë që kemi dhe të mos ankoheni aspak.

Pastaj ne rritemi dhe vazhdojmë të mendojmë në të njëjtën mënyrë dhe për punën që kemi, duke qenë mirënjohës. E ngushëllojmë veten duke thënë që “mund të jetë dhe me keq”. Por nëse vazhdoni të mendoni në këtë mënyrë, nuk do e kuptoni se ju nuk po merrni mirënjohje nga të tjerët dhe kjo ju bën të ndiheni të bllokuar.

Është përdorur për të maskuar emocionet negative.

Kur e detyroni veten të jeni mirënjohës, mund të filloni të përdorni një taktikë “anashkalim të mirënjohjes” për të shmangur dhe shtypur ndjenjat negative. Ju i thoni vetes që ndiheni mirënjohës kur në të vërtetë ndiheni të trishtuar, të stresuar, të shqetësuar ose të lodhur.

Padyshim, kjo nuk është e shëndetshme dhe nuk do t’ju lejojë të shihni efektet pozitive të mirënjohjes së vërtetë ndërsa përjetoni negativitetin e shmangies emocionale. Duke zëvendësuar ndjenjat negative me mirënjohjen e detyruar, ju nuk arrini të motivoheni dhe të përmirësoni situatën tuaj.

Kjo ju bën më të prekshëm nga shefi juaj.

Mirënjohja e gabuar mund të shfrytëzohet lehtësisht nga punëdhënësit, ose për të manipuluar punëtorët në mbingarkesë ose për të “shkurtuar shpenzimet”, duke e përdorur atë si një justifikim për t’ju pushuar nga puna ose për t’ju paguar më pak. Ata e dinë që punonjësit e tyre nuk do të ankohen ose do të largohen sepse kanë frikë se nuk do të gjejnë punë të re. Kur njerëzit janë mirënjohës për faktin e thjeshtë të të pasurit të një pune, kjo mund t’i largojë ata nga mbrojtja e të drejtave të tyre aktuale.

E gjitha kjo çon në mbingarkesë, rritje të stresit dhe pakënaqësi me punën tuaj dhe jetën tuaj. Për ta shmangur atë, mos harroni se nuk i detyroheni asgjë punëdhënësit tuaj: nuk duhet të jeni mirënjohës vetëm që “ju lejuan” të punoni për ta. /tvklan.al







Të ngjashme