Mediat greke kanë publikuar videon e vrasjes së biznesmenit greko-australian Janis Makris. 46-vjeçari, i cili njihej si person me precedentë kriminalë u ekzekutua në kohën kur po hipte në automjetin e tij. Sipas mediave greke vrasësi dyshohet se mund të jetë një shqiptar i paguar nga dikush. Në videon e bërë publike, vrasja është kryer në vetëm 5 sekonda.

Një person, të cilit nuk mund t’i shihet fytyra pasi e ka të mbuluar me kapele i afrohet mjetit dhe nga krahu i pasagjerit qëllon me pistoletë mbi biznesmenin. 46-vjeçari arrin të dalë nga makina, por vrasësi i ndjek dhe e qëllon përsëri duke e lënë të vdekur në vend.

Janis Makris, sipas mediave greke, mund të jetë vrarë për shkak të përplasjeve mes bandave, luftë e cila ka sjellë deri tani 6 vrasje, njëra pas tjetrës në kryeqytetin grek.

Tv Klan