Homoseksualët përkrahin më shumë Partinë Socialiste. Ky është rezultati i një studimi mbi pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik të komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Rezultatet e anketës së kryer nga doktor Blendi Çeka iu paraqitën ndërkombëtarëve dhe deputetëve në Kryesinë e Kuvendit. Por këta të fundit kur ishin pyetur, kishin mohuar të kishin ndonjë person gay në parti. Por ndryshe janë përgjigjur gayt.

Nga 600 homoseksualë të evidentuar, vetëm rreth 70 kanë preferuar të përgjigjen. Një pjesë e tyre e kanë parë të udhës të kenë një deputet në Parlament, ndërsa nje fillim i mbarë do të ishte dhe përfaqësuesi i tyre në Këshillin Bashkiak.

Klan Plus