Publikohet video e helikopterit që u rrëzua në Greqi



Publikohet video e helikopterit që u rrëzua në Greqi

18:57 20/08/2019

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rrëzimit në det të helikopterit turistik në bordin e të cilit ndodheshin tre persona. Piloti grek dhe dy udhëtarët rusë humbën jetën në këtë aksident ajror që ndodhi në zonën detare mes Poros dhe Galata.

Në video shihet tymi që del nga motori i helikopterit dhe më pas rrëzohet në det. Një dëshmitar ka thënë se pasi u ngrit në fluturim, u dëgjua një shpërthim dhe filloi të dilte tym. Mesa duket piloti tentoi ta kthente sërish helikopterin në pistë dhe në atë moment goditi kabllot e korrentit, duke u rrëzuar në det.  

Sipas disa informacioneve të tjera të shtypit grek, helikopteri tentoi të kalonte poshtë telave të energjisë, por pa sukses. Pas aksidentit ajror, në ishullin Poros u raportua për shkëputje të energjisë elektrike. /tvklan.al




Të ngjashme