Vitet e fundit pozat e nxehta të njohura si nudo apo topless janë më të kërkuarat dhe më të klikuarat. Mjafton një pozë e zhveshur për të thyer internetin dhe për të tërhequr vëmendje maksimale. Prej vitesh edhe në Shqipëri janë të shumta vajzat që tregojnë guximin dhe ekstravagancën e tyre duke pozuar edhe pa rroba.

Së fundmi edhe balerina e talentuar Isida Mollaymeri ka guxuar si kurrë më parë përpara aparatit fotografik. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi në rrjetet sociale një foto toples, e cila në fakt nuk i shpëtoi vëmendjes së portaleve. E ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, Isida Mollaymeri tha se është hera e parë për të që pozon topless dhe se ka patur shumë reagime lidhur për to.

https://youtu.be/xO1onMWiABw

“Unë nuk kam postuar foto të tilla asnjëherë. Njeriu i parë që e komentoi foton ishte mikesha ime Agnesa Vuthaj, më pas ka qenë mamaja ime e cila më tha: Po ti ç’ne?

Fotografja Fioralba insistoi që unë t’i bëja këto foto sepse kisha muskulaturë shumë të bukur. Pra nuk dilte një foto toples e rëndomtë dhe vendosa të bëj një set. Seti fotografik është bërë në Kosovë dhe kur e provova m’u duk shumë, e ekzagjeruar. Ne jetojmë në Shqipëri dhe duke jetuar këtu duhet të përshtatemi.

Sado që njerëzit bëjnë si mendjehapur, unë mendoj se jemi akoma vite dritë jetë larg njerëzve që jetojnë jetën e tyre. Vendosa t’i publikoj këto foto se nuk mu dukën ndonjë gjë kushedi se çfarë. Ndoshta në skenë kemi qenë edhe më të zhveshur se kaq. Për të bërë foto të tilla duhet shumë kurajo. Mua më vjen keq që kur nxjerr fotot e baletit nuk marr aq shumë pëlqime krahasuar me këto foto”,

tha Isida Mollaymeri.

/tvklan.al