Përbërësit:

600 gr fileto pule

100 gr ullinj jeshilë

50 gr salcë domate

4 speca të kuq

2 speca jeshilë

1 qepë

Hudhër

Mozzarella

Rozmarinë

Sherbelë

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastrojmë fillimisht të gjithë specat, i presim në kubikë dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri.

Mbështjellim fileton e pulës me letër kuzhine, e rrahim dhe më pas e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, rozmarinë, trumzë dhe hudhër. Në një mikser vendosim djathin mozzarella, ullinjtë, të cilëve iu kemi hequr bërthamën, pak hudhër, erëza me vaj ulliri dhe i miksojmë bashkë.  Fileton e marinuar e mbushim me masën që përgatitëm me mozzarella me ullinj dhe e bëjmë role. Në një tigan me pak vaj ulliri, hedhim 3 thelpinj hudhër dhe trumzë dhe hedhim qepën që të skuqet. Më pas heqim hudhrën dhe shtojmë specat dhe salcën dhe vazhdojmë i skuqim. Roletë i vendosim në një tavë qelqi ku shtojmë edhe specat e skuqur. I fusim në furrë për 10 minuta në 200 gradë dhe janë gati për tu servirur.

/tvklan.al