Këto janë disa nga vendet me të bukura dhe luksoze ku gjejnë relax, qetësi dhe privatësi pasanikë nga e gjithë bota.

Këto vende përrallore shijohen edhe nga te pasurit shqiptarë të cilët nuk kursehen për të shijuar në maksimum ditët e pushimeve.

Agjenci turistike në vend thonë se shpenzimet për të prekur këto vende shkojnë deri ne 30 mijë euro për person dhe ajo çka vihet re nga ky target grup, është rritje e kërkesës për vende sa me private.

 

Sava Bardhi nga “Sava Tours” tha se “Për pushimet luksoze të këtij niveli shumat arrijnë nga 10 000 euro për person deri ne 30.000 euro për person. Sigurisht behet fjalë për hotele jashtëzakonisht luksoze, ose vila private, ose jahte te cilat arrijnë shpenzime marramendëse . Ne na ka ndodhur të paguajë 10 000 euro për person për 1 jave pushime.

 

Ornela Zholaj nga “Global Travel” tha se “Prenotime tikpike gjatë kësaj vere kanë qenë akomodimet luxery, të cilat kanë patur një numër më të madh të akomoduarish. Nuk bëhet fjalë për 2 persona. Arrijnë vlera mbi 5000-6000 euro nata. Kërkojnë transferta të personalizuara dhe jo t’i ndajnë me familje të tjera. Kemi patur rritje të kësaj kërkese. Vilat variojne nga 2000 euro nata në 8000 euro nata.”

 

Të preferuara janë edhe jahtet…

Sava Bardhi tha se “ka familje që kanë zgjedhur të kalojnë gjithë muajin në një jaht, 2-3 familje bashkë dhe bëjnë gjithë Mesdheun dhe kjo është shumë luksoze, një ëndërr për të gjithë sa shkon 100 mije euro, 150 mije euro.”

 

Të pasurit  i shijojnë pushimet gjitha stinët e vitit dhe i kanë të ndara destinacionet. Shpenzimet e qejfit  arrijnë shuma të mëdha…

 

Bardhi tha se “ka familje që për pushimet gjatë gjithë vitit shpenzojnë mbi 200 mije euro. Në stinën e verës janë vende si Ibiza, Spanja, Marseja, Sardenja, Siçilia, Positano, Capri, në dimër vendet e preferuara për pasanikët janë Maldivet, Sheisell, Kuba, San Domingo, pjesa e Karaibeve, Dubai. Kemi klientë që p.sh. këtë verë kanë vendosur të shkojnë në Hawai , Barbados, Jamaica.”

Ndërsa Ornela Zholaj tha se “Destinacionet kryesore për pushimet e verës janë destinacionet e rajonit, Greqia, Turqia, Spanja; në dimër Dubai është destinacion më i preferuar, Karaibet, maldivet…Udhëtime të tilla brenda vitit kalojnë mbi 20 apo 30 000 euro ne vit.”

Sa arrijnë të shpenzojnë të pasurit vetëm për t’u shtrirë në një shezlon?

Bardhi: “Një gjë më ka bërë përshtypje në një vend në Itali, një shezllon me çadër kushton 250 euro. Vetëm çadër dhe shezllon.”

Sipas disa agjencive turistike në vend, në Shqipëri janë vetëm 15 ose  20 për qind e klientëve që kanë mundësi për të bërë pushime të tilla luksi./KLAN PLUS