“Luftë e Tretë Botërore nëse trupat e NATO-s hyjnë në Ukrainë”

Vladimir Putin merr mandatin e 5-të presidencial për të drejtuar Rusinë deri në vitin 2030. Shifrat zyrtare treguan se Putin siguroi një mbështetje rekord prej më shumë se 87%, në një proces zgjedhor që perëndimi i konsideroi “zgjedhje aspak të lira dhe të drejta”, përballë rivalëve jo të vërtetë.

Duke falenderuar rusët që e votuan masivisht, në fjalimin e fitores, shefi i Kremlinit foli për të shumë çështje që shqetësojnë vendin dhe botën, ndër të cilat edhe për luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar ashpërsimin e atij që Moska e quan “operacion special”, e që perëndimi e konsideron luftë të vërtetë. Lëshoi një tjetër paralajmërim edhe ndaj propozimeve të presidentit francez për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.

“Kjo do na çojë një hap larg drejt Luftës së Tretë Botërore”, tha Putin.

Për të parën herë foli edhe për vdekjen misterioze në burg të Aleksei Navalnit, për të cilin perëndimi ia ka drejtuar atij gishtin.

“Nuk patur ndonjëherë vdekje të burgosurish në Shtetet e Bashkuara? Nuk do e besoni, por pak ditë para vdekjes së tij, më propozuan që ai të ishte pjesë e një shkëmbimi të burgosurish dhe unë e pranova direkt”, shtoi presidenti rus.

Kryediplomati europian Josep Borrell dhe liderë të tjerë perëndimorë, ashtu si dhe shtypi i këtyre vendeve i quajti zgjedhjet në Rusi “jo të lira” ku për të parën herë nuk u përfshinë vëzhgues të huaj. Ndërsa liderë të vendeve të konsideruara si diktatoriale, si Kuba, Venezuela e Irani përshëndetën përzemërsisht fitoren e Putinit.

Tv Klan