Nuk është më sekret që Presidenti turk Recep Tayiip Erdogan po flirton me Rusinë, si kundërpeshë në marrëdhëniet e acaruara me Perëndimin.

Sëfundmi, Ankaraja dhe Moska kanë nënshkruar një marrëveshje për sistemin e sofistikuar të mbrojtjes raketore S400. Kjo lëvizje si dhe të tjera nuk janë pritur mirë në Perëndim duke pasur parasysh se Turqia aspiron t’i bashkohet BE-së dhe është një vend anëtar i NATO-s që prej vitit 1952.

Afrimi mes dy shteteve është reflektuar edhe në marrëdhëniet mes liderëve Erdogan dhe Putin.

Gjatë një interviste për televizionet turke mbrëmjen e djeshme me rastin e tre vjetorit të marrjes së detyrës së Presidentit, Erdogan iu përgjigj edhe raportimeve se Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar atij një dhomë në pallatin e ri presidencial me mbi 1000 dhoma.

Po. Është bërë një ‘shaka’ e tillë, por gjatë këtij takimi, kur shikoi pallatin presidencial Putin më tha se ‘kjo është një vepër, shenjë e një shteti të madh’. Ju e njihni Kremlinin. Edhe ai është shenjë e një shteti të madh. Po të hyni brenda, humbni, një vend i tillë

”, tha Erdogan./tvklan.al