Të shtëna armësh janë raportuar në qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të mërkure.

Sipas informacioneve policore, mësohet se është qëlluar me armë drejt lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale Gj.N.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poro të Novoselës rreth orës 18:30.

Nga të shtëna nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Informacioni paraprak i Policisë së Vlorës:

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /tvklan.al