Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në qytetin e Korçës. Ai është 65-vjeçari Apostol Bozhgolli.

Rreth orës 20:30 ai goditi disa herë me thikë fqinjin e tij, 67-vjeçarin Petrika Treska, i cili humbi jetën në spital.

Sipas policisë, autori dhe viktima kishin pasur debate të vazhdueshme për dritën e shkallës, çfarë dyshohet të jetë edhe motivi i krimit. Policia thotë se 65-vjeçari ka probleme mendore dhe se kurohej prej disa vitesh.

Tv Klan