Qëlluan me armë në ajër dhe terrorizuan banorët, arrestohen 4 persona



Qëlluan me armë në ajër dhe terrorizuan banorët, arrestohen 4 persona

11:51 11/05/2021

Policia e Beratit ka vënë në pranga 4 persona, të cilët akuzohen se kanë qëlluar me armë në ajër duke terrorizuar banorët. Mësohet se në pranga kanë rënë L. F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen Çlirim, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë i mituri M. Z., 17 vjeç.

Këta persona akuzohen se mbrëmjen e djeshme, në një zonë malore në fshatin Drobonik, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë gjysmë automatike.

Pas njoftimit për ngjarjen, policia ka nisur kërkimet për këta persona dhe bërë e mundur kapja e tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet./tvklan.al 







Të ngjashme