Përveç konsumimit të ujit, gjumi është një tjetër aktivitet thelbësor që mjekët shprehen se çdo individ duhet t’i kushtojë vëmendje.

Këshillohet që çdo person të flejë të paktën 7 orë gjumë, por sipas ekspertëve mjaft e rëndësishme është edhe koha e gjumit.

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se adoleshentët që qëndrojnë zgjuar natën vonë dhe flenë deri në orët e vona të mëngjesit, janë më të ndjeshëm ndaj alergjive dhe astmës, krahasuar me ata që flenë dhe zgjohen në kohën e duhur.

Studiuesit u shprehën se gjetjet e studimit forcojnë rëndësinë e gjumit, veçanërisht në adoleshencë.

Ata krahasuan simptomat me preferencat e tyre të gjumit dhe gjithashtu morën parasysh faktorë të tjerë që dihen se shkaktojnë efekte të astmës, si kushtet e jetesës dhe të jetuarit me një anëtar të familjes që pi duhan. Sipas studimit, mundësitë për të pasur astmë ishin përafërsisht tre herë më të larta tek adoleshentët që preferuan të flinin vonë dhe të zgjoheshin vonë.

Autori i studimit, Moitra tha: Rezultatet tona sugjerojnë se ekziston një lidhje midis kohës së preferuar të gjumit, astmës dhe alergjive tek adoleshentët. Ne nuk mund të jemi të sigurt se qëndrimi deri zgjuar vonë shkakton astmë, por e dimë që melatonina e gjumit humbet funksionin e saj dhe ndikon në reagimet alergjike të adoleshentëve./tvklan.al