Një muaj pas zgjedhjeve të 3 Korrikut kryeministri i vendit Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”, në Tv Klan.

Gjatë intervistës së tij Berisha u shpreh se shumë shpejt do të bëjë të ditur për qytetarët shkurtimin me 50% të shpenzimeve.

“Kam deklaruar një qeveri të vogël dhe shumë shpejt do të njoftoj shqiptarët se janë shkurtuar 50% e shpenzimeve. Këshilli i ministrave ka qenë abonenti më i madh i Telecom me 600 milionë lekë të vjetra, pa përfshirë shpenzimet e 46 celularëve, shpenzimet e të cilëve ishin pa kufij. Numrat zyrtarë do të jenë pa pagesë, por telefonatat private do të paguhen si në çdo vend tjetër të botës. Nuk mund të pranohen të shpenzohen 680 mijë euro mirëmbajtje makinash për këshillin e ministrave sepse janë paratë e qytetarëve. Shumë shpejt unë shpall përgjysmimin e shpenzimeve. Shumë shpejt gjithashtu do të shpall edhe reduktimin e numrit të punonjësve” tha Berisha./tvklan.al