Miratohet akti normativ për blerjen e vaksinave

Arrihet marrëveshja për blerjen e vaksinave ruse. Qeveria shqiptare përmes një akti normativ parashikon blerjen e vaksinës ruse Sputnik V, nga distributori “Human Vaccine”. Në aktin normativ shkruhet se dozat e vaksinave do të vijnë në Shqipëri nga marrëveshja me kompaninë “Human Vaccine”, i cili është distributori i autorizuar për prodhimin dhe tregtimin e saj.

Marreveshja për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi. Është nënshkruar mes kompanisë indiane “Human Vaccine”, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik,

Në aktin normativ nuk dihet se sa është kostoja e blerjes së vaksinës ruse anti-Covid, dhe sa janë dozat që pritet të vijnë në Shqipëri. Sipas aktit normativ, marrëveshja me kompaninë ruse nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare, për shkak të sekretit tregtar.

Më herët qeveria shqiptare miratoi aktin normativ që ngarkonte ministrin për rindërtimin, Arben Ahmetaj që të negociojë me vendet që prodhojnë vaksina anti-Covid.

Tv Klan